Shakira si Messi dhe Ronaldo, hetohet nga prokuroria spanjolle

E publikuar: 15/12/2018 08:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurorët spanjollë ngritën akuza kundër këngëtares kolumbiane Shakira, duke e akuzuar atë se nuk ka paguar 14.5 milionë euro taksa (16.3 milionë dollarë) në vendin ku luan bashkëshorti i saj, futbollisti spanjoll Gerard Pique.

Akuzat janë depozituar në rajonin e Katalonjës, ku këngëtarja shfaqet rregullisht në ndeshjet e ekipit të partnerit të saj, Gerard Pique, Barcelonës.
Ajo u akuzua për mos pagesën e tatimit mbi të ardhurat e fituara nga 2012-2014, kur prokurorët thonë se ajo ka jetuar në Katalonjë.

Përfaqësuesit e Shakirës thanë në një deklaratë se këngëtarja nuk jetonte në Spanjë deri në vitin 2015 dhe i ka përmbushur të gjitha detyrimet tatimore ndaj autoriteteve spanjolle.

Këngëtarja e hitit “Hips Do not Lie” dhe Pique janë bashkë në çift që nga fillimi i dekadës dhe kanë dy fëmijë. Ky është rasti më i fundit i një të huaji të profilit të lartë me lidhje me futbollin spanjoll, që akuzohet për shmangien e taksave ndërsa jeton atje.

Hetimet e mëparshme kanë etiketuar edhe yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, por edhe portugezin e Juventusit, atëherë te Reali i Madridit, Cristiano Ronaldo/topchanel