Sfida e rrezikshme e Macron si president

E publikuar: 08/05/2017 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Franca nuk është ajo e balotazhit, dhe është e rëndësishme që të gjithë ta, kuptojnë para se të arrijnë në përfundime të lehtë.
Balotazhi vendoste votuesit përballë me një zgjedhje, e bardha kundër të zezës, një histori politike kundër një tjetre, dhe shumë francezë nuk e pranuan. Kjo nuk ishte një sfidë që mund të entuziasmonte, as të zhgënjyerit e të majtës, as konservatorët anti-socialistë.

Kjo ishte një zgjedhje mes të “keqes më të vogël”, dhe francezët kanë zgjedhur atë, që sipas tyre, ishte më pak keq. Sepse balotazhi është kjo, ose më saktë, edhe kjo.

Ka një elektorat që shkon kompakt për të konfirmuar kandidatin e tij të raundit të parë, pastaj është një shumicë zgjedhësish që reshtohen me atë që, pak a shumë, përfaqëson më mirë interesat e veta.

Pra, Franca e raundit të dytë nuk është Franca e vërtetë. Kjo është Franca rezervë, si një lloj ndryshimi formacioni, pasi është luajtur sfida e vërtetë. Pasi në raundin e parë u manifestua Franca e vërtetë, e thellë dhe e gatshme për të treguar vetveten.

Dhe kjo është një Francë, e cila nuk ajo e Macronit. Eshtë një tjetër vend, i cili është në fakt ai që doli nga raundi i parë, dhe pjesërisht, edhe nga balotazhi. Dhe është vendi që ka zgjedhur në masë për ndryshimin e politikës dhe për euroskepticizmin.

Milionat e votave të Marine Le Penit, Dupont-Aignan, ato 19% të Mélenchon në raundin e parë, miliona vota e shpërndara në mozaikun e partizave anti-sistem, janë një tjetër Francë, e cila vendoset kundër europeizimit që kërkon Macroni.

Pra, ka një vend që është tashmë kundër Presidentit. Ai vend që ishte kundër Presidentit në ikje, Hollande, dhe tani, natyrisht, nuk do të mbështesë Macronin. I cili tani ka përpara një sfidë të madhe, të vështirë, interesante dhe të rrezikshme: të bindë Francën.

Kombi të cilin do të komandojë është, në fakt, i ndarë, i tronditur, i frustruar, dhe nuk e sheh tek ai garanci që mund të ringrihet në këmbë. Punëtorët, fshatarësia, periferitë, sipërmarrja e vogël dhe zejtaria, shkojnë tani në qendër të programit politik të një presidence si ajo e Macronit.

Sepse pikërisht aty nis pakënaqësia, dhe aty mund të rritet dhe të bëhet shpërthyese, sidomos nëse mban parasysh testin shumë delikat të zgjedhjeve legjislative të qershorit.

Shenjat e pamundësisë për të pranuar kundërshtarin si president, tashmë janë shumë. Protestat, trazirat, përplasjet, fyerjet tregojnë se detyra e vërtetë dhe më e vështirë e Emmanuel Macronit, do të jetë para së gjithash të bindë francezët, dhe nuk do të jetë e lehtë.

Abstenimi, fletët e bardha dhe të pavlefshme, dhe milionat e votave për Marine Le Pen, tregojnë se ka një pjesë të rëndësishme të vendit, që nuk është e gatshme të pranojë Macronin, si të keqen më të vogël. Dhe kjo është e drejtë, sepse demokracia është edhe kjo, shkruan “Il Giornale”, përcjell “Bota.al”.

Në Paris, tani fryn era e macronizmit. Do të na e pikturojnë Francën si një vend i iluminuar, racional, i lidhur me vlerat e BE-së dhe republikanizmit francez. Mediat kombëtare glorifikonin që më parë “djaloshin” pasardhës të establishmentit dhe do ta bëjnë sërish, ndërsa shtypi ndërkombëtar, pasi u shmang rreziku i rënies së Francës në duart e të djathtës ekstreme, mund të vazhdojë i qetë “lundrimin” në ujëra të qeta.

Por duhet të jemi shumë të matur. Franca nuk është ajo që shkoi të votojë në balotazh. Edhe vetëm fakti që i ashtuquajturi “pakti republikan” dështoi në qëllimin për të shkatërruar konsensusin për Marine Le Penin, tregon pa asnjë hije dyshimi, se ekziston një vend i thellë, dhe se ky vend nuk gjendet në “start-up”-et e Macronit, as në përpjekjet e tij për të iluminuar botën me financën e lartë. Tani ka ardhur momenti për Macronin, që të tregojë se edhe ai është i vetëdijshëm.