Serwer: S’ka ndryshim të politikës amerikane, Delawie është dashur të flas kundër ndarjes

E publikuar: 20/07/2018 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish Diplomati amerikan Daniel Serwer duke analizuar deklaratat e ambasadorit Delawie, i cili është pyetur rreth bisedave të mundshme në Bruksel për ndarjen e Kosovës ka thënë si është dashur të ta thotë qartë se SHBA’të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Por Gregu qartësisht në këtë intervistë ka dashur të mbes jashtë substancës. Ai nuk e ka diskutuar ndarjen fare. Qëllimi i tij parësor ka qenë që të inkurajojë një pjesëmarrje më të gjerë të forcave politike në proces. Ai e ka thënë pa ekuivoke se nuk ka ndryshim në politikën amerikane. Të thuhet se ka ndryshim ashtu siç e thonë disa në Beograd, është e gabueshme” ka thënë Serwer.