Serwer: Çdo ndryshim i kufijve është i rrezikshëm

E publikuar: 12/02/2019 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ​ka thënë se nuk do të duhej të ndodhte ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk ka nevojë për një korrektim kufijsh. Çfarëdo ndryshimi kufijsh, përjashtimisht atyre të vegjël, është i rrezikshëm”, ka thënë ai për RTK.

Serwer ka deklaruar se kudo që ka ndryshime kufijsh, ka telashe.

“Mendoj që kudo ku ka ndryshime kufijsh flet që vendet nuk janë në gjendje të bëjnë trajtimin e duhur për qytetarët pakicë”, është shprehur ai.

“Kjo menjëherë iu diskualifikon nga antarësimi në BE. Pse doni ta nisni një proces drejt BE-së kur e diskualifikoni vetveten? Por, gjithashtu shkakton edhe probleme regjionale”, ka thënë Serwer.