Sërish kaos në futbollin grek

E publikuar: 09/11/2016 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbolli grek sërish në kaos. Federata e Futbollit të vendit fqinj ka vendosur peuzllimit e të gjitha aktiviteteve futbollistike për arsye që nul lidhen me atë që ndodh në fushën e blertë. Vendimi ka ardhur nga institucioni më i lartë i futbollin helen pas përfshirjes nga fakët të shtëpisë së presidentit të komitetit të gjyqtarëve Giorgios Bikas gjatë orëve të para të së mërkurës. Federata greke ka vendosur që garat do të rinisin vetëm atëherë kur autoritet të zbulojnë autoret apo autorin si dhe shkaqet që i kanë shtyrë për të kryer këtë akt vandal.

Vetëm pak ditë më parë Bikas kishte denoncuar kërcëninin që i ishte bërë pranë shtëpisë së tij një gjyqtari të nivelit më të lartë të futbollit grek.

Në fakt ngjarja e fundit nuk është një rast i paprecedent në futbollitn grek. Edhe në janar të 2015-ës kampionatet në Greqi u ndërprenë për një javë për shkak të dhunës dhe përplasjeve konstante mes tifozërive të ndryshme.

Aktualisht kampionati grek kryesohet nga Olimpiakos, që ka grumbulluar 7 pikë më shumë se Panathinaikos i vendit të dytë.