Serbët ia vandalizojnë veturën ish-diplomatit kosovar që shkoi për pushime në Greqi

E publikuar: 19/06/2022 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-diplomatit të Kosovës në Bruksel, Labinot Hoxhas i është vendosur flamuri serb në veturë.

Kjo i ka ndodhur gjatë këtij vikendi, në Greqi – teksa po pushonte.

Vetë Hoxha e ka treguar ngjarjen përmes një postimi në Twitter. Ai dyshon se aktin e ka kryer ndonjë huligan serb i futbollit.

”A nuk mund të pushojnë nga urrejtja të paktën për fundjavë”, ka shkruar ndër tjerash ai.