“Serbët e përçarë” garojnë në 21 komuna të Kosovës

E publikuar: 28/08/2017 07:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në zgjedhjet lokale të Kosovës serbët do të votojnë ndërmjet 18 partive, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur. Ata në Kosovë do t’i zgjedhin kandidatët e vet në 21 komuna, në dhjetë ku janë shumicë dhe në 11 ku ka janë minoritet.

Para këtyre zgjedhjeje, analistë serbë thonë se përçarjet ndërmjet përfaqësuesve serbë janë të mëdha dhe se “ vazhdon trendi i tërheqjes së më mençurve dhe më të pa korruptuarve nga jeta politike në Kosovë”.

“Ose je Lista srpska, ose nuk je fare”, ky është ky parimi sipas të cilit subjektet politike serbe në Kosovë po pozicionohen në prag të zgjedhjeve.

“Mos të mashtrohemi – Srpska lista – këtë tashmë e ka paralajmëruar Marko Gjuriq, dëshiron t’i marrë të gjitha vendet e prefektit sepse aty janë paratë ashtu që serbët që nuk janë aty, nuk e kanë asnjë alternativë pos që të gjithë të bashkohen kundër Listës. Por kjo gjë vështirë se do të arrihet. Kështu do të kemi përkeqësim të mëtejmë të jetës politike ndërmjet serbëve të Kosovës”, mendon Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike, përcjell portali b92 që thotë se për të nuk d eshi të fliste askush nga Lista Srpska.

Para shtëpisë së kandidatit për prefekt të Mitrovicës veriore Oliver Ivanoviq edhe një muaj pas incidentit është i parkuar automobili i tij i djegur.

“Në mjediset ku jetojnë serbët, jeta aty duhet të organizohet ashtu që ajo të jetë shembull , sepse, pos sigurisë që është problemi më i madh yni, kushtet tjera i organizojmë ashtu që serbët të rrinë për të jetuar. Në të kundërtën, kur nuk ekziston siguria juridike e fizike dhe perspektiva ekonomike, atëherë rreziku nga shkuarja është e madh”, thekson Oliver Ivanoviq.

Për presionin e madh ndërmjet subjektet politike serbe në Kosovë flitet edhe në Forumin Kombëtar serb i cili nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Përfaqësuesit e tij thanë se s’e dinë cila është politika shtetërore e Serbisë ndaj Kosovës.

“Ndarjet janë aq të theksuara sa që habitem pse deri më tash nuk kanë ndodhur gjëra edhe më të këqija dhe pa marrë para sysh që pushteti i Serbisë fton për unitet, unitet ende nuk ka”, thotë Zhivorad Laziq nga ky Forum.