Selimi i pafajshëm për përgjegjësi komanduese

E publikuar: 25/07/2017 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tomë Gashi, avokat i Sylejmn Selimit, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka thënë se klienti i tij është shpallur i pafajshëm për përgjegjësi komanduese, në pikat për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor.

Përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme, ai dhe avokatët tjerë të Selimit do të vazhdojnë punën, duke kërkuar pafajësi të plotë për klientin, pasi sipas tij, ai është dënuar për qëllime politike, njofton Klan Kosova.

Gjykata Supreme e Kosoves ka aprovuar pjeserisht ankesen e Avokateve te Gjeneralit te UCK-s Z. Sylejman Selimi.

Z. Selimi shpallet I pa fajshem per pergjegjesi komanduese per pikat e aktakuzes per te cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor.

Me kete aktgjykim, Gjykata Supreme e Kosoves ka modifikuar aktgjykimin e Gjykates se Apelit te vitit 2016 duke e ndryshuar kete aktgjykim dhe duke e zbritur denimet me aktgjykimet e mehershme.

Ne, Avokatet e Z. Selimi do te vazhdojm mbrojtjen e tij duke kerkuar pafajsin e plote te Z. Sylejman Selimi ngase ai me heret eshte denuar per qellime politike, dhe pa asnje prove kredibile.