Selimi nga AAK-PSD: Dalja e qytetarëve në votime e kënaqshme

E publikuar: 06/10/2019 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Selim Selimi nga koalicioni AAK-PSD ka mbajtur konferencë për media duke u shprehur i kënaqshëm me daljen e qytetarëve në votime.

“Falënderojmë KQZ-në, policinë dhe prokurorinë për këtë proces kaq profesional dhe në vëmendje të parregullsive që tashmë janë raportuar.”.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të dalin në votime të gjithë ata që ende s’e kanë përfunduar këtë proces, njofton Klan Kosova.

“Ne i kemi disa informata nga shtabet zgjedhore të AAK-PSD që deri në ora 15:00 ka qenë një dalje e kënaqshme e popullatës. Por kjo dalje është e ngjashme me atë të vitit 2017, andaj shfrytëzoj rastin që ata votues që nuk kanë dalë ende ta shfrytëzojnë rastin dhe të votojnë për të ardhmen e tyre”.

“I falënderoj këta qytetarë që kanë dalë dhe ju njoftoj se konferenca e radhës fillon në ora 17:00”.