Selimi: Mirë se vjen Ramush, u kry edhe kjo!

E publikuar: 27/04/2017 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i uron mirëseardhje liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Kosovë, pas vendimit të Gjykatës së Colmarit për lirimin e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi thotë se vendimi ishte i drejtë, megjithatë mbajtja e deri tashme ishte padrejtësi.

Ja postimi i tij:

27 Prill 2017

Mirë se vjen Ramush!

U kry edhe kjo.

Urime familjes, miqve dhe bashkëluftetarëve.

Lirimi eshte vendim i drejte por gjithesesi mbajtja deri me tash ishte padrejtesi.