Selim Pacolli voton: Prishtinës i duhet menaxher dhe jo politikan

E publikuar: 22/10/2017 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Selim Pacolli kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, kandidat nga AKR ka hedhur votën e tij në një nga shkollat e Prishtinës.

Ai ka thënë se sot është një ditë festive për Kosovën dhe komunën e Prishtinës.

Pacolli ju ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë dhe të zgjedhin programin më të mirë për Prishtinën për katër vitet e ardhshme.

“Sot është ditë festive për Kosovën dhe komunën tonë. Ju bëjë ftesë të votojnë të zgjidhin programin më të mirë për 4 vitet e ardhshme sigurisht që do duhej të votohej vizioni më i mirë për Prishtinë. Unë e kam thënë që Kosova ka nevojë për menaxher dhe jo politikan dhe sot qytetarët do të dijnë të zgjedhin vizonin që ju jep prespektive për mandatin e ardhshmë dhe ai është i imi që ë kam prezantuar për 30 ditë” ka thënë Pacolli./Indeksonline/