Sekretari Blinken njofton për sanksione të reja të SHBA-së

E publikuar: 09/12/2021 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken njofton për sanksione të reja dhe ndalesa për marrje vizash drejt ShBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

Sekretari Blinken ka shkruar se SHBA-ja do të ndërmarrë këto veprime në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion.

“Në ditën ndërkombëtare Anti-Korrupsion, ShBA-ja do të vendosë sanksione dhe ndalesa vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë. Së bashku ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Blinken.

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media, transmeton Gazeta Express.

Në komunikatë ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.