Sejdiu nuk pret që PAN-i të jetë prezent më 24 gusht

E publikuar: 16/08/2017 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i AKR-së në takimin konsultativ të partive politike, Korab Sejdiu, ka thënë se nuk pret që PAN-i të jetë prezent në seancën konstitutive të Kuvendit më 24 gusht, datë e propozuar nga ky koalicion.

“Nuk e di sa mundemi t’u besojmë se ju më 24 gusht do të jeni në seancë. Shpresoj në konstruktivitet që deri më tash është treguar nga pjesa e madhe e deputetëve dhe të mos bëjnë shaka me qytetarët që na kanë votuar”, ka thënë Sejdiu.