SBASHK kundërshton mësimin tërëditor; Një eksperiment tjetër mga MASHT

E publikuar: 30/04/2019 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar lidhur me idenë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për procesin mësimor tërëditor.

SBASHK thekson se kjo ide nuk është e sotme dhe se kjo ka të bëjë me 29 shkollat në tërë Kosovën. Kjo sindikatë e kundërshton këtë iniciativë duke e quajtur eksperiment të MASHT.

Për mësimin tërë ditor Sindikata e Bashkuar bën thirrje që të shikohen gjitha praktikat në Evropë.

” Nuk janë mësimdhënësit e njejtë ata që mbajnë orët shtesë pënxënësit, por kuadro shtesë. Ky proces mësimor nuk është obligativ për gjithë nxënësit por ata shkojnë sipas prirjeve.Poashtu duhet krijohen edhe kushtet e nevojshme, kuzhinat shkollore dhe ambiuentet rekreative”, shkruan në reagimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës përcjellë Klan Kosova.

Kjo ishte provuar edhe para disa vitesh por u ndërpre në heshtje pas pakënaqësisë së prindërve.
Ndër të tjera SBASHK shton se kjo ide mund të realizohet në të ardhmen në Institucionet e Arsimit Para Universitar të Kosovës kur të krijohen gjitha kushtet e nevojshme, kur të sigurohet buxhet pë rekrutimin e kuadrove të reja.