Sarkozy dënohet me burgim për shpenzim të tepërt në fushatë

E publikuar: 01/10/2021 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është dënuar me një vit burgim për financimin ilegal të fushatës së tij të pasuksesshme të zgjedhjeve në vitin 2012.

66 vjeçari u shpall fajtor në një gjykatë të Parisit për shpenzimin e dhjetëra miliona eurove më shumë në fushatën e tij sesa ishte lejuar me ligj.

Megjithatë, ai nuk do të burgoset, por mund ta vuajë dënimin në shtëpi duke mbajtur një shirit elektronik në dorë, vendosi gjykata, shkruan BBC.
Sarkozy, i cili mohon se ka bërë diçka të gabuar, e përshkroi vendimin si një “padrejtësi”.

Ai tha se do të shkonte “deri në fund” për të kërkuar “të vërtetën dhe drejtësinë”. Avokati i tij shtoi se ai do të apelojë për vendimin.

Ky është dënimi i dytë njëvjeçar i Sarkozy. Në mars, ai u bë ish-presidenti i parë i Francës që mori një dënim me burg – për korrupsion dhe shitje të ndikuara – por mbetet i lirë në pritje të apelimit të atij dënimi.