Sami Lushtaku tregon se a ka gisht në kërcënimin ndaj Blerim Dinës [Video]

E publikuar: 28/10/2017 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi intervistën me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, lidhur me përfoljen e përfshirjes së emrit të tij në kërcënimin që i është bërë shefit të OShP-së Blerim Dina nga Shaban Lushtaku dhe Naim Sallahu.

Lushtaku ka deklaruar se është ndier i befasuar kur ka dëgjuar se i është lakuar emir i tij. Ai ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria që ta zbardhin deri në fund këtë rast pasi që, sipas tij, shumë herë i është keqpërdorur emri i tij. Ai ka thënë se nuk ka gisht në kërcënimin që ka marrë Blerim Dina dhe askush nuk ka të drejtë që ta keqpërdorë emrin e tij.

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Naim Sallahun dhe Shaban Lushtakun të dyshuar për kërcënimin ndaj kreut të OShP-së Blerim Dina.

Në kërkesën e prokurorisë pretendohet se Sallahu dhe Lushtaku kanë tentuar ta detyrojnë Blerim Dinën të kryejë veprim kundër pasurisë publike në tenderin prej 21 milionë euro.

Prokuroria ka përshkruar se është duke tentuar të zbuloj identitetin e dy personave të tjerë të cilët dyshohet të kenë gisht në këtë rast por të cilët ende janë të paarritshëm për prokurorinë.

https://youtu.be/07HZku0RJ0g