Salihaj: Militantët e LDK-së na ndëshkuan për ta larguar Isa Mustafën

E publikuar: 03/03/2021 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-zëvendëskryeministri Adem Salihaj, ka folur për situatën në LDK pas zgjedhjeve parlamentare.

Salihaj në “Debat Plus” ka thënë se LDK vazhdimisht në fushata ka dalë me platformë se nuk bënë koalicion me PDK-në por që pas zgjedhjeve ka qenë ndryshe duke thyer premtimin para elektoratit.
“Elektorati ynë është irrituar me këto veprime”, ka thënë Salihaj, përcjell Telegrafi.

“Në zgjedhjet e fundit gjatë fushatës kam biseduar me shumë njerëz të vjetër e të ri, militantë të LDK-së, dhe ata më kanë thënë në sy se do ta votojnë Listën e Vjosës – në fakt Vetëvendosjen, vetëm që të largohet Isa Mustafa nga LDK. Ata më kanë thënë se “ju nuk po mundeni ta largoni ne e bëjmë me votë”. Kjo ishte logjika e zgjedhjeve të fundit”.

Salihaj thotë se thyerja e LDK-së ka filluar nga viti 2006.

“Në Kuvendin e LDK-së të vitit 2006 ishte i pranishëm edhe Hashim Thaçi që ishte irrituese në atë kohë për shkak të rivalitetit që kishim”.

Salihaj thotë se LDK ka mjaft figura të reja.

“Kryesia e LDK-së është e mbushur me fytyra të reja. 80% e Kryesisë janë prurje të reja”, tha ndër të tjera Adem Salihaj.