Sadiku: Mitrovica Veriore model për tri komunat veriore (

E publikuar: 30/05/2023 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Skënder Sadiku

Skënder Sadiku, nënkryetar i Mitrovicës Veriore, ka thënë se kjo komunë duhet të merret si shembull edhe për komunat tjera veriore ajo e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar edhe qytetarët dhe institucionet qendrore të Kosovës duhet të marrin si shembull Mitrovicën e Veriut.

“Jo për t’i ikur çështjes së komunave të tjera, model i mirë është komuna e Mitrovicës Veriore, ne i kemi drejtoritë, mund të imagjinoni në drejtori është dikush nga komuniteti egjiptian që kurrë nuk ka qenë, kemi nga komuniteti serb, nga komuniteti boshnjak, vetëm një drejtor është emëruar shqiptar”.

“E kemi nënkryetaren serbe, kërkoj edhe nga qeveria dhe qytetarët ta kemi Mitrovicën një model të mirë”, ka thënë Sadiku./Klankosova.tv