Rutte takon ushtarët e KFOR-it: Prania e NATO-s është demonstrim i përkushtimit tonë për sigurinë e Kosovës

E publikuar: 11/03/2025 19:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka vizituar ushtarët e KFOR-it që shërbejnë këtu. 

Lidhur me këtë takim Rutte ka ka shkruar në profilin e tij në “X” .

Rutte, ka thënë se prania e NATO-s në Kosovë është një demonstrim konkret i përkushtimit të palëkundur për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

“Prania e NATO-s është një demonstrim konkret i përkushtimit tonë të palëkundur për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, ka shkruar Rutte.