Rugova: PDK-ja mund të reformohet, aq sa u reformua Millosheviqi

E publikuar: 20/06/2017 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ideja që PDK-ja të reformohet, është si të thuhet, mund të reformohej Millosheviqi. Ata kanë ardhur në pushtet në vitin 1999, përmes mënyrave jo krejt të ligjshme…”

Yll Rugova nga shoqëria civile, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se reformimi i Partisë Demokratike të Kosovës është pothuaj i paimagjinueshëm.

Për ta ilustruar ai ka bërë një krahasim ekstrem me ish-diktatorin serb, Sllobodan Millosheviq, njofton Klan Kosova.

“Ideja që PDK-ja të reformohet, është si të thuhet, mund të reformohej Millosheviqi. Ata kanë ardhur në pushtet në vitin 1999, përmes mënyrave jo krejt të ligjshme. Po ashtu nuk duhet të harrohet që kjo parti e ka themeluar SHIK-un, që ka kryer krime dhe shefi i të cilit është tash kryetar i partisë”. /klankosova.tv