Rugova i reagon Konjufcës: LDK-ja është ekipi kryesor i Champions League

E publikuar: 30/08/2019 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Glauk Konjufca i është kundërvë letrës së të parit të LDK-së Isa Mustafa ku ky i fundi i ka shuajtur shpresat për një koalicion të mundur me VV-në.

Konjufca refuzimin e Mustafës për koalicon e sheh si një frikë të tij dhe se sipas tij LDK-ja e ka sikletin e emrave e jo të Kosovës.

“Ajo çka ka shkaktuar letra e Mustafës është një çudi një befasi sepse ka frikë LDK-ja që të bashkëpunoj me VV-në. VV po pyet se cila është arsyeja e kësaj frike. Jemi të bindur se do të shkakaton një fitore dërmuese, e kemi bërë gjithçka cka është e mundur fillimisht nuk kemi vendosur në mënyrë të anëshme së dyti jemi tërheq prej bartësve të listës, kemi mbetur të habitur se cilat janë aryset që do të mund të refuzoheshin kushtet e tilla të leverdishme, sepse kandidaten që e kanë vendosur do të ishte e para në listë. LDK-ja e ka sikletin e emrave e jo të Kosovës. Ne jemi idhtarë të asaj që kryeministri i ardhshëm të jetë ai i cili ka më shumë vota.”, ka thënë Konjufca në një deklaratë për media

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Naser Rugova nga radhët e LDK-së i cili në një prononcim për Periskopin tha se nuk mund të hyhet në nnjë koalicion duke mos e ditur se kush kapiteni i ekipit.

Rugova tha se partitë në vend duhet të dijnë që LDK-ja është ekipi kryesor i “Champions Leauge”

“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-ë si organi më i lartë në mes dy kuvendëve me propozimunanim të kryesisë me votë unanime të këshillit e ka votu për Vjosa Osmanin si candidate për kryeministre të Kosovës. Këshilli ka marrë edhe vendimin që të bëjmë një koalicion parazgjedhor vetëm me VV-në me Vjosën Kryeministre . Është jo logjike të hyhet në koalicion edhe të mos dihet se kush është kapiteni i ekpit, kush e shpalos ofertën, dhe programin qeverisës, është vendim i Këshillit të Përgjithshëm. Ne vazhdojmë punën tonë sipas agjedës tonë, një e di që LDK-ja është ekipi kryesor i Champions Leauge në politikën kosovare”, ka thënë Rugova për Periskopin.