“Rritje e pazarit, e çuditshme – Kurti ia mbylli derën – Limaj më shumë lëvizë kah opozita”/ Demhasaj i AAK-së për koalicionet

E publikuar: 06/03/2025 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arton Demhasaj nga AAK’së ka komentuar koalicionet e mundshme për krijimin e qeverisë, për të cilën thotë se partitë opozitare do të duhej të fillonin diskutimet për krijimin e një shumice parlamentare, nëse vec janë të interesuar.

Demhasaj në emisionin Pressing në T7 foli edhe për Fatmir Limajn, për të cilin thotë se ‘Albin Kurti ia mbylli derën’.

“Haradinaj menjëherë pas zgjedhjeve është shpreh i gatshëm me u ndihmu për krijimin e një qeverie opozitare. Une mendoj që nuk ka nevojë të pritet certifikimi i rezultateve zgjedhore sepse rezultatet tashmë janë. Qysh tash partitë opozitare nëse e kanë qëllimin me kriju një shumicë parlamentarë është dasht me fillu diskutimet për ta formuar këtë shumicë.

Limaj ai ka qenë i hapur për të gjitha opsionet, ai në fushat ka qenë kategorikisht kundër VV’së, qeverisë së Kurti, dhe ai ndryshimi kur e hapi lojën me të gjithë se jam i gatshëm të ulem në tavoline për interes të Kosovës, kjo ke e çuditshme. Këto me gjasë mund të jenë kalkulime postelektorale që në gjuhën popullore mund të quhen rritje pazari. Limaj jam i bindur më shumë lëvizë nga një qeveri e opozitës. Unë besoj që po, sidomos pas sinjaleve që jemi Kurti që nuk është i interesum me bashkëpunu me partitë opozitare. Limaj ka tentu me hapë atë derë, dhe ai(Kurti) ia mbylli derën”, thotë Limaj.