Rritet numri i zyrtarëve që deklaruan pasurinë, në fundjavë dalin rezultatet

E publikuar: 05/04/2018 08:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, deklaroi se koha e deklarimet e pasurisë për zyrtarët publikë, ka përfunduar më 3 prill.
“Deri në fund të javës do të dalim me të dhëna konkrete. Nga praktika e më hershme ka pasur zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë edhe pas afatit që është paraparë”, tha Havolli sot në RTK.

Ai bëri me dije se zyrtarët publik kanë pasur kohë që të deklarojnë pasurinë për një muaj. Sipas tij këtë vit ka rritje të deklarimit.

“Ka një vetëdijësim dhe rritje të transparencës. Pra kemi edukim të zyrtarëve. Deri në fund të javës do të dalim me rezultat konkret. Me emra konkret. Mbi 4500 zyrtarë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë”, theksoi ai.

Një problem sipas tij, është edhe puna e madhe që bëhet për kontrollin e aplikacione, duke e pasur për bazë se Agjencia nuk ka staf shumë të madh.

Ai tha se është i kënaqur me prokurorinë e Kosovës./lajmi.net/