Rritet në 7726 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

E publikuar: 08/02/2023 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë tashmë është rritur në të paktën 7726.

Në një përditësim të martën, nënpresidenti turk, Fuat Oktay tha se të paktën 5894 njerëz janë tani të vdekur dhe 34810 të plagosur në Turqi, transmeton klankosova.tv.

Në Siri, janë raportuar të paktën 1832 vdekje dhe 3849 të plagosur.

Të paktën 16.139 ekipe janë duke punuar në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit, me ekipe të tjera ndërkombëtare që do të shtohen, tha Oktay.