Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

21.10.2021 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

Edhe pronarët e druve, lëndës kryesore të ngrohjes te shumica e banorëve të kryeqytetit, në këtë sezonë paradimërore kanë përcjellur trendet e ngritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të tjera energjetike në tregjet botërore dhe të vendit.Drutë në Prishtinë sivjet janë duke u shitur me çmime ndjeshëm më të larta se në vitin paraprak. Këto ditë, në veçanti janë shpërfaqur çmimet e tejngritura edhe në krahasim me muajt e verës.

Dje në tregjet e druve në Prishtinë një metër kub sipas pronarëve të druve është shitur me çmimin 50 euro e më lartë. Ndërkohë, sipas tregtarëve, por edhe blerësve kryeqytetas, vjet në këtë kohë 1 metër dru ka shkuar 35-40 euro.Buletini Ekonomik ka kontaktuar edhe sot me disa druvarë, të cilët në një mënyrë apo tjetër e arsyetojnë ngritjen e madhe të çmimeve të druve për ngrohje.

Sipas tyre, ekzistojnë disa faktorë të cilët kanë ndikuar në këtë rritje të çmimit të druve.Ylber Selimi nga Kamenica tha se çmimet e druve janë rritur në krahasim me vitet e kaluara për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, në tadhë të parë, por edhe për shkak se nga viti në vit po ndihet mungesë e druve për shkak të zvogëlimit e të pyjeve si pasojë e prerjes vit-përvit dhe pa asnjë kontroll.

“Ka pasur shtrenëtim të druve këtë vit pasiqë janë rritur edhe çmimet e shumë produkteve të ndryshme. Është rritur çmimi i naftës dhe të të gjitha karburanteve të tjera dhe kjo domosdo ka ndikuar te ngritja e çmimit të druve. Gjithashtu te çmimet e larta ka ndikuar edhe koha, ftohja e motit dhe siç u tha më lartë, mungesa pyjeve” ka thënë Selimi.

Ai, gjithashtu, tha se momentalisht ka më shumë kërkesa në këtë periudhë sesa në periudhën e njëjtë të viteve të kaluara, pasiqë ekziston droja se do të ketë shtrenjtim edhe më të madh të disa produkteve, e sidomos druhet se do të ngritet çmimi i rrymës, prandaj njerëzit dëshirojnë sigurimin e tyre.Edhe Naser Beqiri nga Prishtina gjithashtu pohoi se ka pasur rritje të çmimit të druve.

Beqiri tha se kjo rritje ka ndodhur si pasojë e ngritjes së çmimeve të naftës dhe të produkteve të tjera.“Metra e druve aktualisht kushton 45-50 euro. Qarri edhe bungu janë më të shtrejt, dhe metri i tyre sillat rreth 48-50 euro”, tha ndër të tjera Beqiri.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Kryeministri Kurti u takua në Bruksel me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Kryeministri Kurti u takua në Bruksel me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Elon Musk mbështet taksën që shumë nga bashkëmoshatarët e tij miliarderë e përçmojnë

Elon Musk mbështet taksën që shumë nga bashkëmoshatarët e tij miliarderë e përçmojnë

Lahu: Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë në Prishtinë

Lahu: Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë në Prishtinë

Qeveria dërgon komunikatë tjetër nga ajo  e BE-së, ani pse ishte e përbashkët

Qeveria dërgon komunikatë tjetër nga ajo e BE-së, ani pse ishte e përbashkët

Komunikatë e përbashkët: Të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht

Komunikatë e përbashkët: Të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht

Boiken Abazi për Borrellin: Po shtynë përshpejtimin e një konflikti më të gjerë në rajon

Mushkolaj për paraqitjen e asambleistët me flamuj: VV-ja iu paska kthy kësaj fores së lodhtë me flamuj kuq e zi

Mushkolaj për paraqitjen e asambleistët me flamuj: VV-ja iu paska kthy kësaj fores së lodhtë me flamuj kuq e zi

Vuçiq: Kosova nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut

Vuçiq: Kosova nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut

Borrell ndihet i “ngacmuar” nga Kurti: Nuk jam këtu për t’i shërbyer asnjë politikani

Borrell ndihet i “ngacmuar” nga Kurti: Nuk jam këtu për t’i shërbyer asnjë politikani

Varhelyi kërkon përshpejtimin e dialogut për përfitim nga plani i investimeve ekonomike

Varhelyi kërkon përshpejtimin e dialogut për përfitim nga plani i investimeve ekonomike

Detyra në Bruksel, Agron Bajrami në pritje për t’u bërë ambasador

Detyra në Bruksel, Agron Bajrami në pritje për t’u bërë ambasador

Kosova në CEFTA – sfidat drejt përfaqësimit të plotë

Kosova në CEFTA – sfidat drejt përfaqësimit të plotë

4 mijë e 19 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

4 mijë e 19 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Borrell-Kurtit: Nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaja

Borrell-Kurtit: Nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaja

Votohen amandamentet për Projektligjin për odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit

Votohen amandamentet për Projektligjin për odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit