”Rrëzimi i Qeverisë nuk ishte skenar i PDK-së, asnjëherë nuk kishim prioritet zgjedhjet”

E publikuar: 10/05/2017 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zenun Pajaziti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Mustafa, nuk ishte skenar i përgatitur nga ta dhe se ky subjekt partiak asnjëherë nuk kishte prioritet zgjedhjet.

Këto deklarime Pajaziti i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, derisa shtoi se PDK mbetet e njëjta parti e hapur me parti të ndryshme politike.

”Nuk ka një motiv më të shëndosh politik se sa t’i japim gjeneratës tonë gjëra të reja”.

”Ato që i tha Quni mund t’i thonin edhe të tjerët deputetë”.

”Po të pyetej Gashi nuk do të ndodhte as ky koalicion”.

”Para nesh kemi një proces elektoral tjetër. Nuk është që PDK ka bërë një skenar që kemi iniciuar këto procese”.

”Ne nuk kishim në agjendë prioritet zgjedhje asnjëherë. PDK mbetet e njëjta e hapur me parti të ndryshme politike për t’i dhënë vendit një drejtim të ri”.

”Jo ne nuk kemi asnjë koalicion të përgatirur, do të jemi shumë korrekt dhe do të ftojmë qytetarët për të pasur një proces të rregullt zgjedhor”.