Rreth 7 autobusë me ushtarë rus në spital/mjekët: I janë ekspozuar radioaktivitetit të Çernobilit

E publikuar: 31/03/2022 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën shtatë autobusë që transportonin ushtarë rusë kanë mbërritur në qytetin e Gomelit këtë javë, ku ndodhet një qendër që është e specializuar në trajtimin e personave që i janë ekspozuar radioaktivitet.

Zyrtarët ukrainas kanë ngritur shqetësime se qindra ushtarë rusë të gjetur në zonën e termocentralit bërthamor të Çernobilit i janë ekspozuar radioaktivitet.

Sipas burimeve mediatike ruse dhe ukrainase, ushtarët rusë po marrin trajtim special në qytetin Gomel të Bjellorusisë, pasi nuk ishin pajisur me aksesorët e duhur për të qëndruar pranë centralit bërthamor, duke kryer praktikisht “vetëvrasje”.

Zona e madhe rreth Çernobilit është një zonë e ndaluar për këdo që nuk punon atje, por “Pylli i Kuq” konsiderohet aq i ndotur saqë as punëtorët e centralit bërthamor nuk lejohen ta vizitojnë pa leje të posaçme.