Rrëshqet dheu, bllokohet rruga Ballaban – Orllan (Video)

E publikuar: 04/03/2018 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rruga Ballaban – Orllan aktualisht është e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Këtë informatë e bën të ditur faqja në Facebook “Komuniteti Orllan”, ndërsa thotë të jetë njoftuar edhe Komuna e Prishtinës për këtë gjendje.

“Rrëshqitja e dheut ka ndodhur rreth orës 10:00. Për rastin është e informuar edhe Komuna e Prishtinës”, thotë kjo faqe në Facebook.

Ndërsa, sipas tyre, Komuna u ka thënë se gjatë ditës do të dalin për të pastruar rrugën në mënyrë që ajo të jetë e qarkullueshme.