Rrëmbim si në filma në Prishtinë

E publikuar: 27/06/2017 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është rrëmbyer me veturë nga katër persona të tjerë gjatë ditës së djeshme në rrugën “Vëllezërit Fazliu’ në Prishtinë.

Policia bën me dije se pas kidnapimit viktima është rrahur .

Forcat e rendit kanë arritur t`i identifikojnë dhe të arrestojnë katër të dyshuarit ku janë konfiskuar dy revole me tetë fishekë dhe një thikë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, një predhë dhe një fishek.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.