Rrëmbehet anija britanike në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe

E publikuar: 03/08/2021 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët britanikë kanë paralajmëruar për një “rrëmbim të mundshëm” të një anije në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), përmes një conference këshilluan që anijet pranë Fujairah në Gjirin e Omanit, të kenë kujdes të shtuar.

Gjiri i Omanit lidh Detin Arab me Ngushticën e Hormuzit – një rrugë kryesore e transportit ndërkombëtar.

UKMTO i kishte paralajmëruar anijet për një incident të mundshëm, para se të deklaronte një “rrëmbim të mundshëm” disa orë më vonë.

Më herët gjatë ditës, katër cisterna nafte raportuan se ata “nuk ishin nën komandë”, që nënkupton se anija ka humbur fuqinë dhe nuk mund të drejtojë.

Një avion patrullimi detar i Forcave Ajrore të Omanit u pa duke fluturuar mbi det në të njëjtën kohë, sipas të dhënave nga FlightRadar24.com.

Derisa SHBA, Britania e Madhe dhe Izraeli fajësuan Iranin për sulmin, nga Ministria e Jashtme e Iranit u lëshua një komunikatë ku kërkohet që mos të aludojnë lajme të rreme kundër Teheranit.