Rrëfimi rrëqethës i mbretëreshës së prostitucionit në Ballkan: Kur isha 10 vjeçe, im atë…

E publikuar: 01/11/2016 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zeljka Rolovic u arrestua disa herë nga Policia për organizim elitar të prostitucionit në Mal të Zi.
Në jahtet ku vinin klientët e saj, shiheshin shpesh sportistët e famshëm kroatë.

“Unë erdha në universitet në Beograd, por hyra në elitën e prostitucionit dhe më pëlqeu”, – thotë vajza, e cila njihet me emrin Madam Seljka dhe që këto ditë rrëfeu detaje për jetën e saj të turbullt.

Unë isha dhjetë vjeçe kur babai vrau nënën time, vjehrrën dhe më pas veten. Tre plumba për njërën, tre për tjetrën dhe një për veten. Ai kishte menduar me muaj për këtë gjë.

“Nëna më lindi kur ishte 16 vjeçe. Ajo mbeti shtatzënë në moshën 15, dhe më solli mua në jetë në moshën 16, pastaj vëllain Zeljo në moshën 17 vjeç. Nëna punonte si pastruese në spital dhe babai e donte shumë. Por, ai ishte shumë xheloz, rrinte i dehur tërë kohën dhe nëna ime nervozohej me të. Kur dëgjonim muzikë, e dinim se babai po vinte i dehur në shtëpi. Ai gjithmonë merrte dinarë dhe paguante muzikantë që të këndonin në shtëpinë tonë. Ai ulej te tavolina dhe pinte, ndërkohë që dy-tre njerëzit që vinin për të kënduar, vazhdonin derisa atë e zinte gjumi. Më pas, ata shkonin në shtëpitë e tyre”, – rrëfen Madam Zeljka, tashmë 39 vjeçe.

Ajo e kuptoi se babai i saj ishte i dhunshëm, e madje ndonjëherë godiste dhe nënën, transmeton “lajmi.net”.

Prindërit nuk u morën kurrë me fëmijët, andaj Zeljka dhe vëllai u ndjenë të neglizhuar. Rrinin vazhdimisht në rrugë dhe kur i mbushën 7-8 vjeç, përfunduan në jetimoren Bijela pranë Herceg Novit.

Zeljka atje vodhi këpucë, sanduiç, uiski e gjëra të tjera për babain e saj. Vajza, gjithashtu, mori pjesë në luftime e bëri gjëra skandaloze.

“Unë dhjeva në kokën e një vajze, ndërsa ajo ishte duke fjetur. Ajo më urrente mua. Oh, çfarë s’kemi bërë”, – thotë Zeljka teksa rrëfen se ka ikur nga jetimorja në moshën 14-vjeçare.

Ajo kaloi dy ditë në shtëpi me gjyshin e vdekur, gjë që tregon se sa e lënë pas dore ka qenë ajo. Gjyshi i kishte vdekur nga alkooli, kur ajo ishte pesë vjeç dhe nuk e dinte fare se po rrinte me një të vdekur në shtëpi.

Një ditë, ai nuk u ngrit më nga shtrati. Unë dhe vëllai menduam se ai po flinte. Dy ditë ne e thirrëm për ta zgjuar. Kur xhaxhai dhe halla erdhën për të na marrë, zbuluam se ai kishte vdekur.