Rrëfimi i Azem Vllasit: Kështu deshti me m’vra Murat Jashari

E publikuar: 14/03/2017 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Azem Vllasi, ka rrëfye ngjarën se qysh u plagos nga Murat Jashari.

“Mbas orës 9 mëngjesit bani zilja dhe dola, e pash nji njeri të habitshëm, i ofrova ndihmë, dola thash çka ka zotni, posa deshta me ja dhanë nji numër të telefonit për nji person që mundet me e ndihmue, ai e nxjerri alltinë”, kështu asht shprehë Vllasi në rrëfimin e tij se qysh ndodhi plagosja e tij.

Vllasi këtë e ka quejt tentim vrasje, tue thanë se kjo ishte e porositun.

Avokati, pretendon se Murat Jashari ishte i pregaditun për me e vra, por thotë se reagimi i tij ka ba që me e devijue armën dhe vetëm ta plagosë në krah.

Vllasi ka thanë për RTK, se vet e kishte thirrë policinë dhe kishte kërkue nga banorët përreth me e kqyrë kush ishte personi që qëlloi në të.

“Veprimi i tij asht politik, asht akt i porositun, jo akt individual, kemi të bajmë me mercenar të paguem kundër popullit shqiptar”, ka thanë Vllasi.