Rrahmani: Barazimi me Veronën ishte një moment i vështirë pasi nuk arritëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve

E publikuar: 26/07/2021 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti i Napolit është kthyer të flas për sezonin e kaluar.

Amir Rrahmani ka kujtuar ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar me Napolin.

Napoli kishte mundësinë të arrinte vendin e katërt dhe të kualifikohej në Ligën e Kampionëve por në xhiron e fundit nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Veronës.

Rrahmani është kthyer të flas për këtë moment cilin ai e cilësoi si mjaft të vështirë.

“Ishte një moment i vështirë për të gjithë, ne po vijmë nga një moment i keq, kemi luajtur për një vend në Champions League, por nuk ia dolëm”, tha në fillim ai.

“Gjysma e parë e sezonit nuk shkoi shumë mirë lëshuam shumë pikë, por pjesa e dytë e sezonit ishte një mrekulli”, vazhdoi ai.

“Tani ne duhet të shikojmë përpara Napoli është ekip profesionist që nuk të lejon të mendosh për të kaluarën. Ne tashmë e dimë se çfarë dëshiron Spalletti dhe çfarë kërkon nga mbrojtja. Ne jemi duke punuar që të rritemi në këto kushte”, shtoi ai.

“Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur dhe do të bëjmë gjithçka në të ardhmen. Kjo është jeta, pasioni dhe profesioni ynë”, përfundoi Amir Rrahmani.