
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albion Kryeziu publikisht e ka denoncuar sulmin fizik nga Karanfil Haxhillari.
Ai ka shkruar se kjo ka ndodhur në mbledhjen e pikës së VV-së në Ortakoll.
Reagimi i plotë:
Si Aktivist që kam kontribuar në Levizjen VETËVENDOSJE, për më shumë se pesë vjet, besoj që e gëzoj të drejtën e plotë ti shpreh pakënaqësitë e mija në lidhje me këtë strukturë.
Pikërisht për këtë arsyje sonte doja të ta shrytëzoj këtë të në mbledhjen e ristrukturimit së pikës se Ortakoll.
Fatkeqësisht u pengova nga ish sekretari i qendrës Karanfil Haxhillari. Për me tepër se pengesë, ai eskaloj duke më sulmuar fizikisht e duke më shtrenguar në fyt. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto ai madje edhe më kërcënoi, “e sheh ti kur të takohemi”!
Përmes këti postimi kërkoj nga komisjoni displinor i Lëvizjes që të merret me rastin e të mos lejoj gjërat të tilla këtyre individëve që sjelljen si bandita dhe jan arsyjet e humpjes së Prizrenit në zgjedhje.
