Rrahje mes dy grupeve në rrugën Kllokot-Viti, Policia jep detaje

E publikuar: 07/01/2023 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rrahje mes dy grupeve ka ndodhur sot rreth orës 03:20 në rrugën Kllokot-Viti, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, nga ky rast ka mbetur i lënduar një person.

“Njësitet policore, me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm. Pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila nuk janë intervistuar fillimisht. Bazuar në informacionet e para kemi te bëjmë me një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore dhe i njejti ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘Lëndim i lehtë trupor’”, ka deklauar Hashani.

Hashani shtoi se hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit po punojnë intenzivisht në grumbullimin e dëshmive lidhur me rastin dhe zbardhjen e tij, në mënyrë që të dyshuarit të vihen para organeve të drejtësisë.

“Njësitë policore të Hetimeve Rajonale Gjilan se bashku edhe me hetuesit e Stacionit Policor Kllokot kanë vazhduar procedurat hetimore duke bërë shikimin e vendit të ngjarjes, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë që janë në atë zonë ku dyshohet të ketë ndodhur rasti. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit e shtetit po punojnë intenzivisht në grumbullimin e dëshmive lidhur me rastin dhe zbardhjen e tij, në mënyrë që të dyshuarit të vihen para organeve të drejtësisë”, ka thënë Hashani.