Rrahje afër një qendre të votimit në Kllodernicë të Skenderajt

E publikuar: 17/10/2021 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një incident ka ndodhur afër një qendre të votimit në fshatin Kllodernicë të Skenderajt.

Lajmi.net mëson se afër një shkolle e cila po shërben si qendër e votimit, ka ndodhur një rrahje, mirëpo nuk dihet se cilat grupe apo persona kanë qenë të përfshirë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se në lidhje me këtë ngjarje kanë informacione, mirëpo ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për rrahje apo për diçka tjetër.