Rooney mungon ndaj Middlesbrough

E publikuar: 30/12/2016 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se Wayne Rooney nuk do të luajë në ndeshjen kundër Middlesbrought që zhvillohet nesër.

Më herët gjatë kësaj jave, portugezi kishte paralajmëruar se Rooney ka mbyllur vitin shkaku i lëndimit të muskulit.
Mourinho ka njoftuar se në skuadër është rikthyer Luke Shaw, i cili mund të paraqitet në ndeshjen e ardhshme.
“Luke Shaw ka stërvitur pa ndonjë problem, por nuk mendoj se është gati të fillojë. Rooney është ende i lënduar”, ka thënë Mourinho