Ronaldo vendos të qëndrojë te Juventusi

E publikuar: 16/07/2021 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas La Gazzetta dello Sport, Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se do të qëndrojë në Juventus, përderisa agjenti i tij, Jorge Mendes po punon për një vit zgjatje të kontratës.

Kontrata e Ronaldos në Allianz Stadium skadon në qershor të vitit 2022 dhe e ardhmja e tij në Torino ishte në dyshim pas përfundimit të sezonit 2020/21.

PSG dhe Manchester United ishin të interesuar në shërbimet e tij, por ata nuk ishin në gjendje të paguanin 31 milionë euro në vit portugezin.

As Juventusi as Ronaldo nuk kanë pranuar oferta ende, por 36-vjeçari duket se do të qëndrojë në Itali të paktën deri në përfundim të edicionit 2021/22. Sipas La Gazzetta dello Sport, ish-ylli i Real Madridit ka informuar klubin se do të rikthehet më 25 korrik për fazën parasezonale.

Ronaldo momentalisht është në pushime pas Euro 2020, teksa Allegri ka filluar aventurën e dytë me Juventusin dy ditë më parë.