Rizvanolli për krizën energjetike: Do të vepronim njëjtë edhe tash, Kurti s’ka thënë ngrohuni me batanije

E publikuar: 15/07/2022 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit të saj në Komisionin Hetimor për krizën energjetike ka thënë se Qeveria e Kosova ka bërë gjithçka qe e mundur për ta menaxhuar sa më mirë krizën.

Ajo tha se sikur të kthehej edhe një herë në vitin e kaluar, s’do bënte asgjë ndryshe, pasi që sipas saj, mundësitë kanë qenë tejet të kufizuara.

“Nuk e di që ka ndonjë shtet që ka mbetur i paprekur, i cili e ka kaluar krizën mirë, por ka qenë një sitautë e tillë ku kërkesa e ka kaluar ofertën shumë, cmimet kanë qenë tejet të larta dhe të gjithë jemi përballur me këtë”.

“Sa i përket masave, këtu është ajo që kemi qenë shumë më të ndikuar sesa që kemi parashikuar për shkak të rënies së bllokut të Kosovës B, ngjarje që ka ndodhë në kohën kur cmimet kanë qenë më të lartat”, është shprehur Rizvanolli, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, anëtari i këtij komisioni, Pal Lekaj, ia ka kujtuar Rizvanollit një deklaratë të kryeministrit Kurti se në shtëpi ngrohet me batanije, teksa shtoi se “qytetarit nuk i intereson si ngrohet, por atij i intereson të furnizohet me energji”.

Për këtë, Rizvanolli tha se s’kemi thënë “ngrohuni me batanije”. Kryeministri e ka pasur një pyetje se me cka ngrohet në shtëpi dhe ai ka treguar se ka përdorur batanije, por këto s’kanë qenë këshillat”.