Rita Ora ngrit temperaturat në bikini të ngushta – (Foto/Video)

E publikuar: 13/09/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur është kthyer serish në Britaninë e Madhe pasi kaloi pjesën më të madhe të pushimeve verore në Greqi dhe Ibiza të Spanjës.

Rita Ora ndihej nostalgjike ndërsa ndau një video me një seri pozash në një jaht udhëtimi.

29-vjeçarja dukej e pabesueshme në klip ndërsa shfaqi figurën e saj me bikini të ngushta portokalli dhe të zeza.

Rita lejoi që flokët e saj biond të binin lirshëm, ndërsa përfundoi pamjen e saj me disa gjerdanë prej ari.

Këngëtarja e hitit ‘How To Be Lonely’ shkroi krahas videos: ‘Këtu ka një kujtim që gjeta”.

Para Greqisë, Rita ishte me pushime në Ibiza me miqtë e saj dhe të dashurin e saj të ri Romain Gavras.

Këngëtarja ka nxitur zili me fotografitë e saj piktoreske të bikini të ndara nga vila e Ultima Corfu.

Vila e saj e pushimit në Korfuz është sigurisht e përshtatshme për një super yll, duke u mburrur me shtatë apartamente, një pishinë me dy nivele dhe jahtin e saj privat prej 78 metrash.

Shtëpia prej 1,000 metrash katrorë, e cila mund të presë deri në 14 persona, përmban pamje mahnitëse të bregdetit grek dhe shqiptar, një kinema dhe një ujëvarë.