Rita Ora me mesazh për Kosovën, bën thirrje që të mbrohen fëmijët nga COVID–19

E publikuar: 27/08/2020 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Artisja me famë botërore Rita Ora, njëherish ambasadore e UNICEF UK, e cila vjen me origjinë nga Kosova, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga virusi COVID-19.

“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi korona”, thotë Rita në videomesazh.

“Unë e mbajë maskën jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi”, vazhdon ajo.

Ajo ju bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID – 19:

• Të mbajnë maskën;

• Të mbajnë distancën sociale;

• Të mbajnë hijgienën personale.

Zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shndrisin si yje botërore.