Rinisin kërkimet për gjetjen e policëve të zhdukur në lumin Lepenc

E publikuar: 29/04/2018 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e dy policëve që kanë rënë me veturë në lumin Lepenc.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe shumë qytetarë që po angazhohen për t’i gjetur policët.

“FSK-ja dhe të gjitha njësitet tjera kanë dalur, dhe kanë nisur me kërkimet. Ka edhe shumë qytetarë të angazhuar që po ndihmojnë, por deri tash s’ka asnjë rezultat”, ka thënë Gashi për lajmi.net.

Për shkak të errësirës FSK-ja i kishte ndërprerë kërkimet rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Gashi ka thënë gjithashtu se deri më tani nuk kanë asnjë informacion për detajet rreth aksidentit.

Në lidhje me zhdukjen e dy policëve në lumin Lepenc, i pikëlluar është shprehur edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Aksidenti kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30.