Rikthehet në shkollë vajza që ishte përjashtuar për shkak të shamisë

E publikuar: 27/09/2024 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hoxhë Labinot Maliqi, ka njoftuar se nga dita e hënë, vajza me inicialet A.D. që ishte përjashtuar për shkak të shamisë do t’i rikthehet mësimit në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Arsimit, siç thotë ai për këtë veprim të drejtë.

“Duke filluar nga e hëna, nxënësja A.D. do të rifillojë mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani”, së bashku me të gjitha vajzat e tjera me mbulesë, të cilave u është mohuar kjo e drejtë për një periudhë të gjatë kohore.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time ndaj Ministrisë së Arsimit për këtë vendim të drejtë. Ky bashkëpunim i yni me institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdoj deri në ndryshim substancial ose anulim të plotë të ndalesës së Udhëzimit Administrativ, i cili që nga dita e nënshkrimit u keqinterpretua dhe u keqpërdor për privimin nga arsimimi i dhjetëra vajzave në Kosovë”, tha ai.