Rikthehet ‘Dance With Me 7’

E publikuar: 07/06/2022 00:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Do të rikthehet shumë shpejt në Tv Klan spektakli që për një kohë të gjatë u ka munguar të gjithëve – “Dance With Me”. Programi më i famshëm i vallëzimit në Shqipëri, nga kërkesat e vazhdueshme të publikut, do të risjellë sërish entuziazëm në Tv Klan në edicionit e tij të shtatë.

Formatin, tashmë e njihni të gjithë, sepse të gjithë janë gati të kërcejnë me VIP-at më të famshëm të Shqipërisë – nën kujdesin e balerinëve profesionistë.

Juria, pjesë e spektaklit, do të ketë rol shumë të rëndësishëm edhe në këtë edicion për të vlerësuar VIP-at që kërcejnë në teatrin e Tv Klan javë pas jave. Kërcimet do të përfshijnë zhanret si: Waltz, Tanto, Cha Cha, Mambo, Bachiata, Rumba, Samba, Jive, Musical, kërcim modern, por nuk do të mungojnë edhe kërcimet e traditës shqiptare.

Javë pas jave, performancat e VIP-ave dhe partnerëve të tyre balerinë profesionistë, do t’ju emocionojnë si rrallëherë. Nuk do të mungojnë “fabulat” skenike, romancat artistike që i nevojiten skenës, por edhe të gjithë publikut./classlifestyle.com/