Ridvan Berisha: Vjosa Osmani është zëdhënëse e Kurtit, s’kam as respekt e as konsideratë për të

E publikuar: 31/07/2021 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-gazetari i RTK’së, Ridvan Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Natë Vere” në T7, ku ka folur edhe për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai e ka quajtur Osmanin si zëdhënëse të Albin Kurtit, derisa ka thënë se për të s’ka as konsideratë e as respekt.

“Nuk është presidente, kjo është zëdhënëse e Albin Kurtit. Bile ma mirë është me deklaru që është zëdhënëse e Kurtit. Ani tash kishe po përlahemi në prag të zgjedhjeve lokale…thuj bablok jam zëdhënëse e Albin Kurtit. Të ka votu kontigjenti aty, tufa,ushtarët janë rendit në rend se s’kanë mendim të vetin. S’ka mendim aty”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, Osmani ka fituar vota në krah të Kurtit, duke thënë se nëse do të garonte vetëm, ajo do të ishte bafasia e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Kurrfarë mendimi s’kam për ta, as respekct e as konsideratë, hiq. Krejt karriera e saj është ndërtu mbi piskamë, mbi sharje, ofendime e fyerje ndaj të tjerëve. Edhe e ka gjet shtratin në këtë mënyrë, edhe nëse muj me thanë nën jorganin, qeben, plafin e Albin Kurtit ka fitu, se nëse kish kandidu vetë, befasia e zgjedhjeve kish me qenë kjo”, ka deklaruar Berisha.