Rezervisti i Chelseat, bëhet futbollisti i tretë më i paguar në botë

E publikuar: 16/12/2016 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori brazilian i Chelseat, Oscar Emboaba pritet të largohet nga skuadra angleze.Transferimi i tij pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit dhe braziliani do t’i bashkohet kampionatit kinez.

Është skuadra e trajnerit portugez Andreas Villas Boas, Shangai SIPG që ka ofruar 71 milionë euro për transferimin e brazilianit.

Sipas të përditshmes angleze ‘The Independent’, Oscar do të fitojë rreth 23 milionë euro në vit.

Kësisoj braziliani do të bëhet futbollisti i tretë më i paguar në botë.24-vjeçari aktualisht fiton 5,5 milionë euro në vit, ndërsa me transferimin në Kinë do të fitojë rreth pesë herë më shumë.

Ai do të mbetet në listën e më të paguarve pas Ezequiel Lavezzit dhe Cristiano Ronaldos, ndërsa do ta lë mbrapa vetës Lionel Messin. /Telegrafi/