Rezerva valutore arriti 3.1278 trilionë dollarë deri në fund të majit

10.06.2022 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rezerva valutore arriti 3.1278 trilionë dollarë deri në fund të majit

Deri në fundin e majit, rezerva valutore e Kinës arriti 3.1278 trilionë dollarë, me një rritje 8.1 miliardë dollarë, ose 0.26 për qind, në krahasim me fundin e prillit.

Wang Chunying, zv.drejtore dhe zëdhënëse e Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor, u shpreh se tregu valutor i Kinës funksionon në përgjithësi në mënyrë të qëndrueshme dhe oferta e kërkesa për valutë mbeten të qëndrueshme.

Wen Bin, kryekërkues në Bankën “Minsheng” të Kinës, vuri në dukje se rritja e rezervës valutore ka ardhur kryesisht nga rritja e vlerësimit.
“Për sa i përket kursit të këmbimit, treguesi i dollarit ra në maj me 1.2 për qind, duke arritur në 101.8, teksa monedhat e tjera u forcuan kundrejt dollarit. Vlera e aktiveve financiare, kohët e fundit, ka luhatje të mëdha në tregun financiar ndërkombëtar, dhe vlera e aktiveve kryesore financiare u rrit dhe u ul në mënyrë alternative në maj. Rezerva valutore shprehet në dollarë amerikanë. Duke marrë parasysh ndryshimine e vlerave të aktiveve financiare dhe të kursit të këmbimit, rezerva valutore e Kinës në maj u rrit,” tha Wen Bin.

Sipas tij, në fazën tjetër, rezerva valutore e Kinës do të mbetet e qëndrueshme. Nga një anë, ekonomia kineze është elastike dhe nuk ka ndryshuar prirja pozitive afatgjatë e saj. Kohët e fundit, me përmirësimin e gjendjes pandemike dhe zbatimin e masave përkatëse, pritet që makroekonomia të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe baza e funksionimit të tregut valutor të jetë më solide, çka do të mbështetë qëndrueshmërinë e rezervës valutore të vendit. Nga ana tjetër, kohët e fundit treguesi i dollarit amerikan ka rënë, dhe kjo është në të mirë të ruajtjes së ekulibrimit të kursit të këmbimit të monedhës kineze.

“Ritmet e rritjes së inflacionit në ShBA janë ngadalësuar, dhe treguesi i dollarit amerikan është ulur kohët fundit, çka ka ndihmuar që kursi i këmbimit të monedhës kineze të mbetet i ekuilibruar dhe i arsyeshëm. Njëkohësisht, pritet që tregtia e mallrave të mbajë një shkallë të arsyeshme suficiti. Investitorët e huaj janë optimistë për zhvillimin e Kinës, dhe në përgjithësi ka pasur një fluks neto të investimeve të huaja drejt Veriut. Këto ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit bazë të ofertës e kërkesës në tregun valutor dhe stabilizimin e rezervës valutore të Kinës,” vuri në dukje Wen.

Zv.drejtorja dhe zëdhënësja e Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor të Kinës Wang Chunying tha se mjedisi jashtë Kinës mbetet i ndërlikuar dhe numri i sfidave para ekonomisë globale është rritur. Tregu financiar ndërkombëtar ka paqëndrueshmëri të madhe. Megjithatë, Kina ka bashkërenduar efektivisht parandalimin dhe kontrollin e epidemisë me zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe prirja pozitive afatgjatë e ekonomisë kineze nuk ka ndryshuar. Të gjitha këto do të mbështetin ruajtjen e qëndrueshme të rezervës valutore.


Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rezerva valutore arriti 3.1278 trilionë dollarë deri në fund të majit

Rezerva valutore arriti 3.1278 trilionë dollarë deri në fund të majit

OKB-ja, strategji të re për të rritur angazhimin me Kinën

OKB-ja, strategji të re për të rritur angazhimin me Kinën

CMG-ja: Rifillimi i gjithanshëm i punës në Shangai shton besimin e investitorëve të huaj

CMG-ja: Rifillimi i gjithanshëm i punës në Shangai shton besimin e investitorëve të huaj

Korridori i gjelbër mbron hekurudhën në Xinjiang

Korridori i gjelbër mbron hekurudhën në Xinjiang

Pavarësisht pandemisë  COVID-19, ekonomia kineze i përballon

Pavarësisht pandemisë COVID-19, ekonomia kineze i përballon

Wang Yi: Zhvillimi është një çështje parësore

Wang Yi: Zhvillimi është një çështje parësore

Zëdhënësi: Pjesëmarrja e rajonit të Tajvanit në ABSh duhet bërë në përputhje me parimin e “Një Kine”

Zëdhënësi: Pjesëmarrja e rajonit të Tajvanit në ABSh duhet bërë në përputhje me parimin e “Një Kine”

Nisma e Sigurisë Globale ,investim për paqen

Nisma e Sigurisë Globale ,investim për paqen

Shangai arrin momentin kyç të “zero-COVID”, do të kthehet në normalitet me faza

Shangai arrin momentin kyç të “zero-COVID”, do të kthehet në normalitet me faza

Wang Yi: 50 vjetori i rivendosjes së marëdhenieve Kinë-Japoni, një mundësi për të konsoliduar themelet politike të marëdhënieve

Wang Yi: 50 vjetori i rivendosjes së marëdhenieve Kinë-Japoni, një mundësi për të konsoliduar themelet politike të marëdhënieve

Zgjerohen sektorët ku nxiten investimet e huaja

Zgjerohen sektorët ku nxiten investimet e huaja

Kina do të krijojë spitale të përhershme COVID-19 për frenimin afatgjatë të virusit

Kina do të krijojë spitale të përhershme COVID-19 për frenimin afatgjatë të virusit

Kina dërgon me sukses anijen kozmike të mallrave “Tianzhou-4” për në stacionin hapësinor

Kina dërgon me sukses anijen kozmike të mallrave “Tianzhou-4” për në stacionin hapësinor

Kina rithekson pozicionin e paanshëm lidhur me Ukrainën

Kina rithekson pozicionin e paanshëm lidhur me Ukrainën

Fituesit e Çmimeve Televizive dhe Kinematografike të Festivaleve të Nju-Jorkut 2022 u shpallën më 26 prill në Galanë e Rrëfimtarëve të zhvilluar në mënyrë virtuale

Fituesit e Çmimeve Televizive dhe Kinematografike të Festivaleve të Nju-Jorkut 2022 u shpallën më 26 prill në Galanë e Rrëfimtarëve të zhvilluar në mënyrë virtuale

Forumi i Boaos,  nxitje e bashkëpunimit dhe e solidaritetit rajonal

Forumi i Boaos, nxitje e bashkëpunimit dhe e solidaritetit rajonal