Deklarata e Presidentit: Jemi të gatshëm për kompromis me Serbinë?! ishte sot temë e diskutimit, në emisionin ‘Ditë Mbas Dite’ në Televizionin Rrokum.
Ku i ftuem ishte deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj.
Ai lidhun me këtë deklaratë të Thaçit tha se Vetëvendosje e ka pasë shumë të qartë qendrimin e saj lidhun me dialogun me Serbinë.
Simbas tij, dialogu ka nisë mbrapsht dhe se po shihet se edhe tash ky proces asht tue e damtue Kosoven dhe shtetndërtimin e tij.
“Kompromisi ma i damshëm për Kosovën, ka me qenë bosnizimi i saj”, tha ndër të tjera Rexhaj.
Ai bile ka qenë shumë kritik, tue thanë se as LDK e partitë tjera, nuk po dojnë me ndalue Hashium Thaçin me i udhëheqë bisedimet, përveç Vetëvendosjes.
Deputeti i VV’s ka folë edhe për tema tjera, por për ma shumë, shihne videon e plotë. RROKUM.TV