“Revolucionit s’i reziston askush”, Berisha: Shkojmë në seli kur ta vendosim, PD jo e pengjeve

E publikuar: 11/12/2021 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes nëse do të shkojnë në selinë e PD pasi Kuvendi i mbledhur prej tij ka votuar pro shkarkimit të kreut të PD Lulzim Basha.

Ai tha se do të shkojnë në momentin e parë që do ta vendosin. Sa i takon mbledhjes së kryesisë së PD që po zhvillon Basha, Berisha foli ashpër ndaj tij ndërsa tha se sot tregoi se sipas tij është vetëm një kufomë politike. Një mesazh Berisha kishte edhe për Ramën, duke i thënë se ky revolucion do kthehej edhe nga ai.

“Selia është vetëm 1, selia e demokratëve është ajo që ndodhet aty dhe do shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim ajo nuk është seli e pengjeve, nuk është seli e rrethuar me blinda dhe banda të Ramës. Ramës i them hiq dorë nga çdolloj përpjekje për ti garantuar mbijetesë pengut tënd, sepse hoqe apo nuk hoqe dorë ky revolucion do kthehet te ti. Revolucionit si reziston dot kush, mos bëni shaka.”, tha Berisha.

Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sali Berisha në “Air albania” kanë shkarkuar nga posti i kryetarit Lulzim Bashën. Konkretisht kanë qenë 4934 delegatë të pranishëm në Kuvendin kombëtar në stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë nga ky total 4491 kanë votuar në këtë Kuvend dhe 4446 prej tyre janë pro shkarkimit. /abcnews.al