Revista prestigjioze amerikane rendit Shqipërinë si ndër vendet më aktraktive për tu vizituar në 2017-n

E publikuar: 10/04/2017 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Revista prestigjoze Forbes e ka renditur Shqipërinë si një ndër vendet më atraktive dhe më pak të shtrenjta për tu vizituar gjatë vitit 2017.

Shqipëria renditet në 30 vendet e para të marra gjithsejë në studim si më pak të shtrenjta.

“Me plazhe fantastike përgjatë vijës bregdetare, përfshirë këtu portin e peshkimit në Sarandë, Shqipëria u jep shansin vizitorëve të shijojnë ujërat e Mesdheut me çmime tejet të zakonshme. Akomodimi fillon nga 5 $ për person. Ka gjithashtu disa vende historike mjaft interesante në të gjithë Shqipërinë në të cilat hyrja kushton vetëm 2$-5$”-shkruan Forbes.